Kërcënon Vuçiq: Largimi i UNMIK’ut na detyron të mbrojmë njerëzit tanë në Kosovë

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha të mërkurën se thirrja e SHBA për tërheqjen e misionit paqeruajtës të OKB-së nga Kosova do ta linte Serbinë pa zgjidhje tjetër përveçse të mbronte njerëzit e saj në Kosovë.

Vuçiq nuk tha konkretisht se çfarë lloj veprimi mund të ndërmarrë Serbia në Kosovë.

Kërcënimi i tij vjen pas thirrjes së bërë nga ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley për të përpunuar “strategjinë e daljes” së misionit të OKB-së në Kosovë të njohur si UNMIK, njofton Zëri i Amerikës.

Presidenti Vuçiq tha se largimi i UNMIK-ut dhe formimi i mundshëm i ushtrisë së Kosovës, nuk do t’i linte Serbinë asnjë zgjedhje tjetër, por të mbronte vendin dhe njerëzit e saj, siç u shpreh ai.

UNMIK u vendos në Kosovë në vitin 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s për të frenuar masat e ashpra të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme