Sveçla: Po verifikojmë nëse në mesin e pelegrinëve është infiltruar ndonjë terrorist

Prishtinë | 24 Sht 2023 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka kërkuar nga Kosova që t ëlirojë pelegrinët e arrestuar.

Borrell ka thirrur në telefon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Përfaqësuesi i Lartë Borrell përsëriti thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt. Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.

Por në lidhje me këtë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se pelegrinët po kontrollohen që të sigurohen që mos ndonjë sulmues është infilstruar.

”Pelegrinët po kontrollohen në mënyrë që të sigurohemi se se s’ka të infiltruar”, ka thënë Sveçla.

Të ngjashme