Kërkesa të shumta për teste rapide – Metolli: 30% e të testuarve rezultojnë pozitiv

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 10:30 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i qytetarëve të kryeqytetit kanë kërkuar që të kryejnë testet rapide në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Emshir”, raporton Ekonomia Online.

Doktori Nezir Metolli tha se procesi i testimeve të shpejta përkundër kërkesave të mëdha po shkon mirë.

“Në përgjithësi procesi i testimit rapid po shkon shumë mirë dhe në rregull. Kërkesat janë shumë të mëdha mirëpo po shkon mirë. Dhe po arrijmë me i përfunduar të gjitha”, është shprehur ai.

Sipas Mehollit prej fillimit të këtij procesi janë kryer gjithsej 2 000 testime.

Kurse Meholli tregon se mesatarja e testimeve të kryera brenda ditës është 150 nga të cilat 30 për qind rezultojnë pozitiv.

“Nga data 23 dhjetor deri më tani janë kryer përafërsisht 2 000 testime. Brenda ditës kemi një numër që varion prej 100-150 pacientë shkon. Ka ndodhur edhe më tepër. Kurse nën 100 raste nuk ka ndodhur asnjëherë. Përqindja e rasteve pozitive është diku 30 për qind”, ka shtuar ai.

Aktualisht Meholli nuk paraqet ndonjë veshtësi që po e përcjell këtë proces.

“Jo deri më tash nuk kemi pasur ndonjë vështirësi në proces” ka përfunduar ai për Ekonomia Online.

Ndryshe me këtë test qytetarët rezultatin e marrin 20 minuta pas testimit. Kurse si edhe për testet serologjike, qytetarët që kanë simptomë duhet të pajisen me udhëzim nga mjeku familjar në qendrën më të afërt.

Të ngjashme