Kërkesë e tifozëve, Gerrard shumë pranë rikthimit në stol

Prishtinë | 03 Qer 2023 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Steven Gerrard është pranë rikthimit në stol. Ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit, qëndron pushim prej tetorit të vitit të kaluar. Kur përfundoi bashkëpunimi mes tij dhe Aston Villa.

Sezonin e ri dëshiron të jetë sërish në stol, dhe skuadra e radhës pritet të jetë Leeds United. Drejtuesit e klubit anglez cilësojnë Gerrard si personin e duhur për të rikthyer skuadrën në Premier League.

Leedsi zhvilloi një sezon negativ, duke rënë në Championship. Ndërkohë që tifozët shpresojnë që të jetë vetëm një vit “transit” në divizionin e dytë dhe skuadra e tyre e zemrës të rikthehet mes më të mirëve në ishull.

Vetë Gerrard e intrigon shumë kjo sfidë dhe shtypi anglez shkruan se marrëveshja e emërimit të tij si trajneri i ri i Leedsit, është afër.

Gjithsesi, pronarët e klubit po studiojnë edhe alternativa të tjera, për të mos mbetur pa zgjidhje nëse nuk arrihet akordi me ish-mesfushorin e madh anglez.

Të ngjashme