Kërkesë për mëshirë!

Prishtinë | 11 Qer 2026 | 12:06 | Nga Kimete Berisha

Kërkesë për mëshirë

(Miratuar nga Ministria e Habibizmit.)

Censores, Znj. Drita Morina,

E nderuara censore,

ju lutem mos e mbyllni Debat Plus-in.

Të përbej në Albin Kurtin.

Fjala e lirë është në duart tuaja.

Ki mëshirë.

Jemi të gatshëm të përmirësohemi.

Mos na lëndo.

Rimendoje:

Mund t’ua jepni edhe një rast të reflektojnë?

E di që kur pyetët:

“A jam e qartë?”

ishit shumë e qartë.

Dhe kur thatë se keni punë më interesante se t’u përgjigjeni gazetarëve.

Por ne ua kemi frikën bash pse nuk jeni gazetare.

Dhe bash pse nuk ju njohim.

Që kurrë nuk kemi dëgjuar për ju, është faji ynë.

Jo i juaji.

Tani po përpiqemi të korrigjohemi.

Prandaj po ju marrim seriozisht.

Amin.

P.S.

Ky shkrim është publikuar pa lejen e Znj. Drita Morina.

Për momentin.

AUTOKRITIKË:

Nuk e kuptoj pse s’ma ndalon edhe mua fjalën e lirë.

Besoj i plotësoj kushtet.

© Kimete Berisha.

Të drejtat autoriale të rezervuara.

Të ngjashme