Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj dy të pandehurve, V.J., dhe G.J., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje” si dhe “Kanosja”.
Prokuroria njofton se, më 24 shkurt 2022, në Malishevë, të pandehurit V.J., dhe G.J., në bashkëveprim me njëri tjetrin i sulmojnë personat zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare të dëmtuarit B. F., dhe D. K., që të dy zyrtar policor në stacionin policor në Malishevë.
Derisa të dëmtuarit ishin duke e kryer detyrën e tyre zyrtare, përkatësisht ishin në patrullim me veturë në qytet, kishin vërejtur një veture e cila ishte e parkuar ne vend parkimi ne kundërshtim me rregullat e trafikut, ku i pengonte pjesëmarrësit e tjerë ne trafik. Zyrtarët policorë kanë kërkuar dokumentet nga vozitësi i veturës duke i treguar edhe arsyen për një gjë te tille, ku fillimisht i pandehuri V.J., kishte hezituar ti jepte dokumentet , më pastaj del nga vetura dhe kishte filluar te behej agresiv ndaj zyrtarit policor, dhe aty iu kishte bashkëngjitur edhe vëllai i tij i pandehuri G.J., dhe të dy i sulmojmë fizikisht të dëmtuarit B. F., dhe D. K.
I pandehuri G.J., e sulmon fizikisht zyrtarin B. F., duke e goditur një here me grusht në pjesën e majtë të kokës, konkretisht në veshin e majtë, si dhe në dorën e majtë, duke i shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore, dhe i njëjti, duke përdorur forcën me dy duart në gjoks e largon të dëmtuarin D.K.
Gjithashtu, të pandehurit pas arrestimit nga ana e policisë i kanë kanosur zyrtarët policorë, B.F., dhe D.K., me fjalë të ndryshme, me qëllim të frikësimit.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurve V.J., dhe G.J., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 24 shkurt 2022.