Kërkohej në Gjermani, arrestohet në Shqipëri

Prishtinë | 18 Shk 2024 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Një 29-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në bulevardin “Zhan D’Ark”, dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin e të dyshuarit.

Shtetasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani, e ka dënuar me gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Gjermani./abcnews.al

Të ngjashme