Kërkohej nga Interpoli, ndalohet shtetasi i Kosovës në Maqedoni

Prishtinë | 27 Gus 2024 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i Kosovës 28 vjeçar është ndaluar sot në pikën kufitare “Bllacë”, raporton Ekonomia Online.

Përmes një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se njëjti i është dorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës për veprime të mëtejshme.

“Dje në ora 08:50 në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.L.(28) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se i njëjti është regjistruar me masën “arrest” me kërkesë të Interpolit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme