Kërkohej për narkotik nga Serbia, arrestohet në Prishtinë

Prishtinë | 13 Jan 2026 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i Serbisë po kërkohej për narkotik nga shteti që nuk e ka njohur Kosovën është arrestuar nga Njësia për Bashkëpunim Ndërkombëtar ILECU.

Arrestimi ndodhi në Prishtinë më 13.01.2026 ndërsa shtetasi serb po kërkohej për narkotik.

Siç mëson KALLXO.com i dyshuari është Hamza Deçkoviq nga Serbia.

Njësia e ILECU-s ka kryer arrestimin e të dyshuarit pasi ishte hasur në listën e personave të cilët janë në kërkim me urdhra ndërkombëtar.

Të ngjashme