Rastet e fundit të dhunës në shkolla kanë rritur shqetësimin e qytetarëve të Kosovës, por edhe të ekspertëve të arsimit.
Deputetë, psikologë dhe përfaqësues të prindërve kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), drejtoritë komunale të arsimit dhe drejtorët e shkollave që të marrin masa urgjente për ta ngritur sigurinë në shkolla, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vizitat e shpeshta të inspektorëve, shtimi i psikologëve e pedagogëve në shkolla janë vetëm disa nga kërkesat drejtuar MASHT-it.
Të martën e kaluar një mësuese në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë u ther me thikë nga nëna e nxënëses së saj, derisa të enjten në shkollën “Abdyl Frashëri”, po ashtu në kryeqytet, u plagosën me thikë tre nxënës nga bashkëmoshatarë të tyre.