Kërkohet nga KQZ-ja decertifikimi i Ivan Todosijeviqit dhe Sasha Milosheviqit

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 13:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Listës Serbe për asamble komunale në Zveçan, Ivan Todosijeviq është i dënuar me formë të prerë të gjykatës, prandaj edhe duhet të decertifikohet nga KQZ-ja, ka kërkuar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë institucion, Sami Kurteshi,

Madje ai ka kërkuar nga KQZ-ja të rishikojë vendimin për certifikimin e kryetarit të sapozgjedhur të Novobërdës, Sasha Milosheviq, duke shtuar se kanë pozita edhe në strukturat paralele serbe në vend, raporton Ekonomia Online.

Ibrahim Selmonaj, nga AAK-ja tha se kjo problematikë duhet të shqyrtohet me seriozitet.

Florian Dushi, nga LDK-ja kërkoi sqarime nëse kjo çështje i përket KQZ-së apo Qeveria e Kosovës.

“Për njërin nga kandidatët i cili ka fshehë një fakt në fazën e certifikimet nga ana e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve dhe për kandidatin tjetër i cili mbanë edhe pozita në shtetet tjera fqinje, do të thoja se mund edhe do të duhej të analizohet nëse kjo është çështje me të cilën duhet të merret KQZ-ja, duke e decertifikuar të njëjtin”.

“Eventualisht mos kjo është çështje me të cilën do të duhej të merrej .inistria e Pushtetit Lokal, përkatësisht Qeveria e Kosovës, duke e shkarkuar të njëjtin”.

Arianit Elshani, nga PDK-ja tha se të dy rastet duhet të shqyrtohen nga KQZ-ja dhe të merret vendim në kuadër të kompetencave, raporton EO.

“Mendoj që të dy rastet duhet të shqyrtohen nga KQZ-ja dhe duhet të merret vendim, mirëpo të njëjtat besoj se duhet t’i shpërndajmë të gjitha këto informata te të gjithë anëtarët për ta shtjerrur mirë dhe marrim një vendim në kuadër të kompetencave që na takojnë si KQZ”.

Të ngjashme