Allison Becker nuk është në shitje.
Kështu ka deklaruar presidenti i Romës, James Pallota në një konferencë për shtyp.
“Unë nuk e kuptoj pse njerëzit vazhdojnë të më pyesin nëse Alisson do të jetë portieri ynë edhe sezonin e ardhshëm. Nuk kemi ndërmend ta shesim. Asnjë shans”,-tha Pallota.
Për shërbimet e portierit të verdhekuqve Alisson kanë shfaqur interes skuadra si Paris Saint German, Liverpool dhe Real Madrid.