Kërkohet paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për manipulim të votave

Prishtinë | 24 Jan 2026 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Ndaj 23 kryesueseve në procesin zgjedhor të 28.12.2025 nga gjashtë parti politike është kërkuar masa e paraburgimit nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Sipas informatave të KALLXO.com, Prokuroria gjatë natës ka punuar në rast dhe ka bërë edhe vlerësimin e rolin e kryesuesve në procesin e numërimit të votave i cili po dyshohet se është manipuluar.

Pra kryesuesit e komisioneve janë personat qe ka bërë edhe futjen e të dhënave në sistem ndërsa komisionarët një pjese e madhe e tyre dyshohet se kanë bashkëpunuar.

Masa e paraburgimit është kërkuar ndaj 5 kryesuesve të partisë politike Vetëvendosje, pesë të AAK-së, shtatë te Partisë Demokratike të Kosovës, katër te Lidhjes Demokratike te Kosovës dhe një te BD e KDTP-së.

Disa nga komisionarët e arrestuar tashmë kanë dhënë dhe dëshminë e tyre në prokurori.

109 persona kryetarë të komisioneve, e komisionarë janë arrestuar nën dyshimin për manipulim me vota në Prizren.

Seanca e cila është njoftuar të mbahet nga pra 14;00 ende nuk ka nisur ndërsa siç ka raportuar Kallxo.com për shkak te numrit të larte te te arrestuarve janë ndarë katër grupe për mbajtën e seancave.

Katër prokuror janë duke trajtuar rastin e tashmë të njohur në Prizren si dosja e manipulimeve me vota. Prokurorët bashkë me Kryeprokurorin e Prizrenit kanë nisur punën dhe hetimin disa ditë më parë.

Në një aksion të gjerë të zhvilluar në Prizren, 109 komisionerë të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, më 23.01.2026, nën dyshimin për manipulim me vota të zgjedhjeve të mbajtura më 28.12.2025.

Të ngjashme