Policia Rajonale e Gjilanit përmes një komunikate për media ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit i pandehuri J.M, është ndaluar për 48 orë.
I pandehuri J.M., pronar i kompanisë ‘’Tribune’’, SH.P.K., Prishtinë, dyshohet se ka shkelur rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik me titull “Renovimi dhe meremetimi i objekteve spitalore” dhe “Rregullimi i nxehjes qendrore”, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme, duke paraqitur dokumentacion të rremë, ka arritur të shpallej fitues i tenderit prej 47,058.03 Euro.
Me këto veprime, i pandehuri J.M., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’, nga neni 415 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
“Gjilan, 23 Nëntor 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.M., i cili me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.
Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri J.M., pronar i kompanisë ‘’Tribune’’, SH.P.K., Prishtinë, ka shkelur rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik me titull “Renovimi dhe meremetimi i objekteve spitalore” dhe “Rregullimi i nxehjes qendrore”, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme, duke paraqitur dokumentacion të rremë, ka arritur të shpallej fitues i tenderit prej 47,058.03 Euro.
Me këto veprime, i pandehuri J.M., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’, nga neni 415 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Po ashtu, i njëjti, pa autorizim ka lëshuar dokument në emër të personit tjetër, ashtu që ka prezantuar kontratë mbi vepër, të cilën e ka nënshkruar në emër të dikujt tjetër, ka përpiluar CV dhe referenca me përmbajtje të rreme të kompanisë së tij.
Në këtë mënyrë, i njëjti dyshohet edhe për veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’, nga neni 391 të KPRK-së”.