Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për rastin e dhunimit në Kaçanik

Prishtinë | 10 Jan 2024 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë qytet caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale E.K., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e moshës nën 16 vjet – me të cilën do të kryente veprën penale “Dhunimi”.

Po ashtu, ndaj të njëjtit, sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se “me datë 09.01.2024, në Kaçanik, përkatësisht në një banesë që më parë ishte shfrytëzuar si zyrë, i pandehuri si person madhor, në mënyrë të kundërligjshme e ka privuar nga liria viktimën e ndjeshme –të dëmtuarën e mitur, pasi që kishte dal nga banesa e kishte mbyllur nga jashtë të dëmtuarën me të cilën do të kryente veprën penale ‘Privimi i kundërligjshëm i lirisë’”.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartcekura.

Të ngjashme