Kërkohet paraburgim për djalin që vrau me sëpatë babain

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, paraburgim për personin me me çrregullime mendore dhe kërkesë për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrusheshëm psikiatrik për personin me inicialet M.R., që dje vrau babain e tij me sëpatë.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku dyshohet se personi me inicialet M.R., ka privuar nga jeta viktimën (babain e tij) me sëpatë, mjet ky i cili është gjetur në vendin e ngjarjes.

Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda të kësaj prokurorie, ka lëshuar urdhëresë për obduksion. Ndërsa, për të dyshuarin ka paraqitur kërkesë për ekzaminim psikiatrik.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme