Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë ndaj dy persona me iniciale F.B., dhe E.L, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Prokurori i rastit ndaj dy të pandehurve, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 21 shtator 2021”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, transmeton Klankosova.tv.
Të dyshuarit ishin duke lëvizur në fshatin Pjetershan në Gjakovë, janë ndaluar nga patrulla e policisë kufitare, ku tek ulësja e pasagjerit janë gjetur nëntë qese të mbushura me substancë bari që dyshohet të jetë i llojit Marihuanë e për të cilën dyshohet se e kanë blerë në Shqipëri tri ditë përpara se të ndaloheshin nga policia