Fondacioni IPKO me mbështetjen e USAID-it dhe Ekipit të KB në Kosovë kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, me moton “Fuqia e vajzave: Të paskriptuara dhe të pandalshme”, raporton Ekonomia Online.
35 vajza nga 6 komuna do të marrin pjesë në 5 punëtori për teknologjinë, arsimin, muzikën dhe artin, që ka për zhvillimin e shkathtësive për punësim për të rinjtë duke krijuar botëkuptime pozitive.
Drejtori i shkollës “Xhevdet Doda”, Azem Jaha, tha se vajzat e kësaj shkolle janë shumë aktive dhe se marrin pjesë në shumë klube dhe aktivitete.
Ai tha se nuk ka profesion që femrat nuk mund ta mbizotërojnë.
” Shkolla jonë është një shembull i mirë për vajzat ,mbizotërojnë një numër i madh 60%, nga vajzat janë formuar disa klube: Klubi i Karrierës, Klubi i nxënësve ne ndërmarrësi gjelbërve,etj. Duhet t’i heqim barrierat mes femrave dhe meshkujve. Nuk ka profesion që femrat nuk mund ta mbizotërojnë”, tha Jaha.
Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, tha se në Suedi lojtarja më e mirë në futboll është Kosovare Asllani.
“Fatkeqësisht shumë meshkuj janë në nivelet e vendimmarrjes. Kryetaret e shteteve janë meshkujt ,ministritë më së shumti udhëhiqen nga meshkujt, numri i vogël nga shtetet kanë arritur shkallen ku 50% janë gra ndërsa në kompanitë e mëdha shumica e rasteve janë meshkuj. Jam nga Suedia, kurrë nuk e kemi pa një kryeministre femër, shohim se femrat janë aktive ne futboll. E kemi një lojtare Kosovare Asllani, është e suksesshme në Suedi. Gratë dhe vajzat duhet të participojnë më shumë . Drejtori i kësaj shkolle shumicën e arsimtarëve i ka gra. Dëgjuam nga drejtori që kemi shumë vajza nxënëse. Është një shkollë shumë e suksesshme”, tha Richardson.
U. D. i drejtorit të USAID-it në Kosovë, Gëzim Hysenagolli, kërkoi që kjo ditë ndërkombëtare të jetë më proaktive gjatë ditëve në vijim.
“Është kënaqësi e madhe të jem mes jush dhe të festojmë këtë ditë. Unë krenohem me tri vajzat e mia në botë, dua që vajzat t’i kenë mundësitë mos të kufizohen. Sektori tradicional për femra që të mund të zgjedhin çfarëdo profesioni, vajzat e mia të paguhen njëjtë sikur meshkujt, vajzat tona të jena lidere të shtetit dhe krenohem me këtë duke u përgatitur për një të ardhme më të mirë jo në Kosovë, por mbarë boten”, tha Hysenagolli, raporton EO.