Kërkohet që hetimi i rasteve të korrupsionit të jetë top agjendë

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 11:41 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të :Javës Kundër Korrupsionit” u bë prezantimi i disa hulumtimeve të kryera nga organizatat joqeveritare dhe mediet.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se dosja “Lumezi”, është mbyllur nga Prokuroria e Shtetit, përkatësisht nga prokurori Kujtim Munishi, pa përfunduar hetimi në tërësi, raporton Ekonomia Online.

Musliu ka vazhduar me prezantimin e “Afera Pronto”, ku ka thënë se ky rast ende ka afat ligjor për hetime, por sipas tij, nëse kjo aferë është dosja më e madhe, pse nuk është top agjenda dhe nuk ka prioritet për hetim.

Ai ka vazhduar edhe për akuzat e Hashim Rexhepit, ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Saranda Ramaj, nga Instituti Columbus ka prezantuar dosjen “Polici për policinë e krimeve ekonomike”. Sipas saj, provat e këtij hetimi janë të bazuara nga forenzika.

Po ashtu Ramaj ka prezantuar edhe hulumtimin Prokuroria, “Amnistimi i vetvetes”. Kjo çështje ka të bëjë me rastin e njohur si “Stenta”.

Ramaj tha se Prokuroria e Shtetit nuk ka vazhduar ose nuk ka nisur hetim për arsye të “konfidencialitetit” të rastit.

Zëvendëskryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti, tha se përballen me një fluks të madh të lëndëve të korrupsionit.

“Ne si gjykatë i trajtojmë me një kujdes të lartë. Lëndët kundër korrupsionit kërkojnë një kohë më të gjatë të trajtimit”, ka thënë ai.

Blerim Kelmendi, nga Agjencia Kundër Korrupsionit, tha se rastet që janë të paraqitura nuk janë trajtuar nga kjo agjenci pasi sipas tij, nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me ta.

Të ngjashme