Vushtrria dhe MMPHI-ja nënshkruajnë memorandum në vlerë prej 600 mijë euro

Prishtinë | 30 Pri 2024 | 11:02 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka pritur në takim ministrin e Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin, Hysen Durmishi, raporton Ekonomia Online.

Të dy kanë nënshkruar memorandum bashkëfinancimi në vlerë prej 600,00.00euro.

Projektet që do të realizohen nga kjo marrëveshje në bashkëfinancim nga Komuna e Vushtrrisë dhe MMPHI janë:

Projekti i rrugës R220 nga Ura e Sitnicës deri tek Llamkos;

Projekti i rehabilitimit të rrugëve në fshatrat Akrashticë-Balincë;

Projekti i rehabilitimit të rrugës nga magjistralja N2 Dumnicë e Ulët-Dumnicë e Epërme;

Projekti i rehabilitimit të rrugës “Dëshmorët e Kombit.

Ministri Aliu deklaroi se marrëveshja e nënshkruar kap vlerën e 590 mijë euro për katër projekte duke u shprehur i lumtur nga mundësia e realizimit të këtyre projekteve.

“Sapo patëm kënaqësinë që së bashku me kryetarin e Vushtrrisë të nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi për katër projekte në vlerë diku prej 590 mijë euro, është shumë kënaqësi që do të kemi mundësi ti zhvillojmë këto projekte po ashtu edhe projekte tjera që janë në realizim e sipër që po synojmë ti realizojmë në të ardhmen. Bashkëpunimin me komunën e Vushtrrisë e kemi jashtëzakonisht të mirë kështu që po uroj që këto punë të na ecin mbarë dhe të realizojmë përpos këtyre projekteve edhe projekte tjera që na presin”, ka thënë ministri Aliu.

Aliu shtoi se përveq marrëveshjes së nënshkruar sot, bashkëpunimi me komunën e Vushtrrisë do vazhdojë tutje me projekte që ndërlidhin komunat përrreth.

“Përpos bisedës që e patëm me kryetarin për këto projekte që i nënshkruam sot patëm diskutime tjera, pra kemi një projekt i cili ka qenë si ide nga kryetari i komunës së Vushtrrisë në vizitat e mëhershme që i kemi pas i cili po merr përkrahje nga komunat që i lidh disa komuna e që jemi në përmbyllje të marrëveshjeve mes komunave e i cili pastaj do të mund të merr mbështetje nga ana e ministrisë për realizimin e që është një ide jashtëzakonisht e mirë e që e falënderoj kryetarin e Vushtrrisë për këtë marrëveshje”, ka thënë Aliu.

Edhe kryetari Idrizi u shpreh i lumtur për arritjet e kësaj marrëveshjeje e cila, siç tha ai do të mundësojë përmirësimin e infrastrukturës së rrugëve brenda Vushtrrisë.

“Fillimisht e falënderoj ministrin Aliu dhe zëvendësministrin Durmishi që vërtetë këto dy vite e diçka qeverisje që i kam në komunën e Vushtrrisë kam gjetur bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme. Ne kemi në realizim shumë projekte nga vitet e kaluara që kalojnë vlerën milionëshe e sot e nënshkruam edhe një marrëveshje bashkëpunimi për riasfaltimin e disa rrugëve që arrin vlerën e diku rreth 600 mijë eurove”, ka thënë Idrizi.

Idrizi përmendi edhe projektin bashkëpunimit me katër komuna tjera e cila erdhi si propozim i komunës që ai drejton.

“Po ashtu atë që e përmendi ministri, kemi gjetur mbështetje për një projekt që e lidh Shalën e Bajgorës me pjesën e Milloshevës dhe kalon te malet në Dumnicë, Vesekofc e Kurillovë dhe kalon në pjesën tjetër të Mitrovicës. Atu kemi gjetur edhe bashkëpunim nga kryetarët e komunave, pra komunës së Prishtinës, Podujevës, Obiliqit dhe Mitrovicës. Përpos kësaj ne biseduam edhe për hartimin e projektit të segmentit të rrugës që lidh Skenderajn me Vushtrrinë që ka mbetur i papërfunduar, fshatin Navolan dhe lidhen me unazën e autostradës në hyrje të Vushtrrisë dhe për të gjitha këto kemi gjetur bashkëpunim nga ministria e Infrakstrukturës për çka edhe i falënderoj edhe një herë”, ka thënë kryetari Idrizi.

Të ngjashme