Kërkohet që pensionet kontributdhënëse të jepen me 10 vjet punë, jo me 15

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 15:44 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka propozuar debatin parlamentar në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributdhënës, raporton Ekonomia Online.

Ajo kërkoi që t’i ipen pensionet kontributdhënëse personave me së paku dhjetë vjet përvojë pune. Kjo sipas saj, parashikimi në ligjin e vjetër për 15 vjet është shumë i gjatë.

“Propozoj që periudha prej 15 vitesh për kategorizimin e pensioneve kontributdhënëse të hiqet komplet ose të ndryshohet në dhjetë vite. Në rezolutën që kam parapara kanë tri pika: të ndryshohet paragrafi, nga 15 të bëhet 10 vjet. Dy të njoftohen pensionistët që nuk i plotësojnë kushtet për pensione kontributdhënëse dhe të obligohet Qeveria tu japë pension kontributdhënës atyre që kanë punuar dhjetë a më shumë vite”, tha Haxhiu, raporton EO.

Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha se ministria që ai drejton, nuk mund të ndërmarrë veprime të ndryshimit të Ligjit, që parasheh rregullimin e pensioneve kontributdhënëse.

Sipas tij, për këtë MPMS-ja ka hartuar koncept dokumentin për menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve.

“Në rezolutën e Kuvendit që deputetja e paraqiti për ndryshim të ligjit ministria nuk Ka të drejtë të ndryshojë sepse nuk mund të ndryshojë kriteret dhe periudhën sepse ligji është i vetmi që përcakton këtë. Për të ndryshuar stazhin e punës konsiderojmë se duhet të ndryshohet baza ligjore. Duke u ballafaquar kemi vendos të merremi me reformën pensionale. Për këtë MPMS ka hartuar koncept dokumentin për menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve.  Pres që ky koncept dokument të përkrahet nga komisioni sepse është dokument që adreson çështjet me të cilat ballafaqohet Kosova sa i përket pensioneve dhe beneficioneve”, tha Haxhiu.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/366832253923916/

Të ngjashme