Kërkohet që të rritet buxheti i komunave

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 08:33 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se kanë kërkuar që buxheti i komunave të rritet, duke shtuar një grant shtesë, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ibrahimi tha se kanë kërkuar që të shtohet edhe një grant për komunat.

“Ai është një raport vjeçar i cili bëhet për komunat e Kosovës, ne si Asociacion i Komunave kërkojmë gjithmonë që buxheti ndaj komunave të rritet, tash për tash është rreth 25.7% e mjeteve financiare që e dërgojnë në niveli lokal”.

“Në kërkojmë që kjo përqindje të shtohet sepse jeta e qytetarit zhvillohet në nivelin lokal, gjithashtu kemi kërkuar që përveç tri granteve kryesore të cilat janë me Ligjin për Financa Lokale të parapara, të shtohet edhe një grant i cili do të jetë ekskluzive për komunat, ku mendohet që mjetet të cilat financohen përmes ministrive të linjës në projekte kapitale e komunale, ku komunat janë kompetente dhe përgjegjëse të krijohet një grant për komunat dhe ato mjete të shkojnë në ato grante dhe pastaj të hartohen kritere se si do ndahen ato mjete”, tha Ibrahimi.

Tutje, ai thotë se komunat kanë kërkuar nga Qeveria që para se të marrin masa për situatën epidemiologjike, të gjendet një balancë në mes shëndetit publik dhe ekonomik

“Po për këtë arsye kryetarët e komunave gjithmonë kanë kërkuar që të gjendet një balancë mes shëndetit publik dhe atij ekonomik, kjo ka qenë kërkesë kryesore”.

“Ne si Asociacion kemi kërkuar që të fillohet me lirimin e masave qysh në qeverinë Hoti, që gastronomia të fillojë punën sepse është konsideruar nga komunat që një përqindje shumë e lartë e të punësuarve janë të ri dhe angazhimet e tyre kanë qenë në fushën e gastronomisë dhe në anën tjetër është konsideruar që gastronomia është një ndër shtyllat kryesore e zhvillimit ekonomik”.

“Të gjitha brengat e sektorëve të ndryshëm e grupeve e të interesit së pari adresohen tek niveli lokal, tek kryetarët  e komunave sepse komunën e shohin si derë të parë të zgjidhjes së problemit. Në këtë rast ne konsiderojmë që ka pasur pengesa sa i përket konsultave me nivelin lokal”, theksoi tutje ai.

Të ngjashme