Ministria e Arsimit përmes një vendimi të nxjerrë në vitin 2012 i ka dhënë të drejtë Fakultetit të Edukimit që të përgatisë kuadër arsimor për arsimin parauniversitar derisa ua ka mohuar një gjë të tillë 3 njësive të tjera akademike.
Kjo po kundërshtohet nga studentë, drejtues të Fakultetit të Shkencave Matematikore (FSHMN) e Fakultetit të Filologjisë, shkruan sot Koha Ditore.
Javë më parë studentë të FSHMN-së kanë dorëzuar në Ministri një peticion me 1.300 nënshkrime duke kërkuar rikthimin e programeve arsimore.
Këshilltari politik në MASHT, Valmir Gashi ka thënë se e kanë formuar një grup punues, i cili pritet të dalë me një raport se si do të veprohet ndaj kërkesës së studentëve.