Udhëheqësi i Lëvizjes “Dveri” në Serbi, Bosko Obradoviq përsëri ka kërkuar sot një seancë të veçantë të parlamentit të Serbisë mbi Kosovën.
Ai iu ka thënë gazetarëve në hollin e Kuvendit, se legjislativi asnjëherë nuk miratoi ndonjë platformë në bazë të së cilës Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mund të zhvillojë ndonjë negociatë, raporton Tanjug.