Kuvendi i Serbisë nën masa të larta të sigurisë, pritet të vizitohet nga ish-komandanti i UÇK-së

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 09:39 | Nga

Në Kuvendin e Serbisë në një vizitë pune do të qëndrojë një delegacion nga Parlamenti i Maqedonisë, në krye me kryetarin Talat Xhaferin.

Disa deputetë serbë nuk e kanë pritur mirë lajmin për faktin se në Kuvendin e Serbisë do të arrijë Talat Xhaferi, një figurë e partisë shqiptare BDI, në biografinë e të cilit thuhet se ai ishte një oficer i lartë i UÇK-së.

Xhaferi, i cili menjëherë pas zgjedhjes së tij si kryetar i Kuvendit të Maqedoisë, kishte vendosur flamurin shqiptar në zyrën e tij, shumë deputetë serb kanë thënë se do të bojkotojnë vizitën e Xhaferit në parlamentin serb.

Kujtojmë se muajin e kaluar lideri i radikalve serbë Sheshel, kishte sulmuar një delegacion të Kuvendit të Kroacisë, duke përdhosur flamurin kroat çka qoi të dy vendet në një krizë të marrëdhenive politike.

Të ngjashme