Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit (SAEK II) ka lansuar gjetjet e Raportit mbi Vlerësimin e Rrezikshmërisë nga Korrupsioni në sektorin e noterisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Menaxheri i projektit “UNDP SAEK II”, Arben Sendaj, tha se përmes këtij projekti synohet të rritet transparenca dhe llogaridhënia në fushën e noterisë.
“Ky është një projekt ku është faza e dytë dhe do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm, qëllimi është me i fuqizu kapacitetet e institucioneve që merren me luftën kundër korrupsionit me i rrit kapacitetet dhe kjo e rrit impaktin në luftën kundër kësaj dukurie. UNDP-ja ka përpiluar këtë projekt në shëndetësi, disa nga rekomandimet janë implementuar dhe disa do të implementohen”, tha ai.
Drejtoresha e Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Katharina Stocker, duke folur për raportin përmendi edhe procesin e emërimit të noterëve të rinj vlerësoi se ky proces duhet të jetë transparent.
“Që nga fillimi Zvicra ka qenë mbështetëse e fortë në themelimin e noterisë në Kosovë. Ky vlerësim është kredibil ne shpresojmë që i institucionet relevante do të reflektojnë dhe korrupsioni do të zvogëlohet. Zvicra është e kënaqur që qytetarët e Kosovës janë të kënaqur me sistemin e noterisë në Kosovë. Kohëve të fundit kemi qenë dëshmitarë që qytetarët kanë qenë të pakënaqur me emërimin e noterëve të rinj, ne vlerësojmë që ky ndikon në uljen e vlerësimit për fushën e noterisë”, tha ajo, raporton EO.
Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, tha se pavarësisht përparimeve korrupsioni mbetet sfidë globale.
“Anti-korrupsioni është pjesë e agjendës së njohur, pa e luftuar korrupsionit ne nuk mund të kemi zhvillim. Duhet të sigurohemi që kemi praktika anti-korrupsion, korrupsioni ende mbetet sfidë globale, korrupsioni prek të gjitha shtyllat e zhvillimit të qëndrueshëm. Projekti i SAEKU- ka rekomanduar 20 ndryshime, kjo kontribuon në rritjen e kapaciteteve vendore për luftimin e korrupsionit dhe kujdes ndaj qytetarëve”.
“Anti-korrupsioni dhe edukimi duhet të filloj herët dhe rekomandimi është që kjo të filloj në shkolla dhe të hyjë në kurrikula. Profesioni i noterëve është profesion i ri dhe përmes këtyre rekomandimeve është shumë i nevojshëm”.
Elbasan Dervishaj nga Ministria e Drejtësisë, tha se si ministri do t’i marrin parasysh për zbatim të gjitha rekomandimet e dala nga ky raport.
“Ne konsiderojmë që ky është i një rëndësie të veçantë, Ministria e Drejtësisë të gjeturat e këtij raporti do të mundohet t’i realizoj në përpikëri. Lidhur me noterinë ne kemi një komision, komisioni disiplinorë”.
Dervishaj tha se procesi i emërimeve të noterëve është në rregull dhe nuk ka konflikt interesi.
“Dua ta informoj opinionin që nuk qëndrojnë gjërat siç thuhen, por Ministria e Drejtësisë nuk vepron pa bashkëpunuar me juve. Supozimet se ky proces nuk ka qenë në rregull nuk qëndrojnë. Konsideroj që me noterinë është bërë një punë e mirë, lidhur me të gjeturat e raportit Ministria e Drejtësisë do t’i zbatoj me përpikëri”.
Anëtarja e Këshillit të Odës së Noterëve të Kosovës, Sevdije Krasniqi, tha se Oda luajti rol vendimtarë në promovimin e punës së noterëve në vend dhe ndërkombëtarë.
“Noterët si profesionist të pavarur e zhvillojnë këtë profesion pa ndikime, me ndihmën e juaj noterët arritën për një kohë të shkurtër të ofrojnë shërbime. Sot Oda e Noterëve numëron 200 të punësuar dhe me qindra akte të kryera. Oda e Noterëve luajti rol vendimtarë në promovimin e punës së noterëve në vend dhe ndërkombëtarë”, tha ajo, raporton EO.
Autorja e Raportit, Joanna Brooks, ka prezantuar gjetjet dhe rekomandimet. Ajo tha se se Ligji thotë që duhet të jetë 1 noter për 10 mijë njerëz.
“Ligji thotë se duhet të jetë 1 noter për 10 mijë njerëz, rekomandohet që numri i noterëve të bëhet në bazë të vëllimit të lëndës. Ka qenë kërkesë që kandidatët potencial ta japin provimin për avokat dhe është ndryshuar që të kenë 3 vjet përvojë pune dhe kjo ka ndikuar të ketë emërime politike. Neni 4 thotë se kandidati nuk lejohet nëse ka pozitë politike, këto janë disa amandamentime në ligj dhe mendoj se këtu duhet të bëhet një ndryshim i ligjit”.
“Neni 4 thotë se cili duhet të jetë kandidati final dhe thuhet se për 3 vjet të mos ketë masë disiplinore ndaj tyre dhe kjo rekomandohet të largohet. Procesi i përzgjedhjes i sivjetmë është kritikuar dhe BE-ja ka kritikuar që të largohen nga kjo dhe të ikin konfliktit të interesit”.