Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Bruksel do të bisedojë me sekretarin amerikan të Shtetit për, siç njoftojnë medie serbe, “hapat e dëshirueshëm e më të prekshëm në normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë” dhe për konfirmimin e rrugës së Serbisë drejtë anëtarësimit në BE.
Këto, sipas burimeve diplomatike të B92, janë dy temat kryesore të takimit Kerry – Vuçiq.
Pritet që në takim të shqyrtohet edhe stabiliteti në Ballkan pas gusht shtetit të dështuar në Turqi.
Takimi Kerry- Vuçiq në Bruksel ndërlidhet me vizitën ndihmësekretares amerikane Victoria Nulland në Prishtinë e në Beograd në javën e shkuar.