Ekonomia Online
FUNDIT

Kervan do ta zëvendësojë Damkën si deputet

Kervan do ta zëvendësojë Damkën si deputet

Me 67 vota për dhe 30 kundër është zgjedhur gjatë ditës së sotme qeveria e re e Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Albin Kurti. Fikrim Damka është një prej ministrave të Qeverisë Kurti 2. Ai është emëruar Ministër i Zhvillimit Rajonal. Kjo ka bërë që vendin e tij si deputet t’ia lirojë kandidatit […]

Me 67 vota për dhe 30 kundër është zgjedhur gjatë ditës së sotme qeveria e re e Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Albin Kurti.

Fikrim Damka është një prej ministrave të Qeverisë Kurti 2. Ai është emëruar Ministër i Zhvillimit Rajonal.

Kjo ka bërë që vendin e tij si deputet t’ia lirojë kandidatit të tretë në Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Enis Kervan, i cili mori 2,014 vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ndryshe, Kervan së bashku me Fidan Brina Jılta do të përfaqësojnë KDTP-në në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e tetë.

Të ngjashme