Këshilli Ekonomik Social (KES) mbajti sot takimin e radhës në të cilin u diskutuan çështje me rëndësi për fuqizimin e këtij institucioni në të ardhmen.
Në kuadër të takimit partnerët social diskutuan versionin e fundit të plotësim ndryshimit të ligjit mbi funksionimin e Këshillit Ekonomik Social, për strukturimin e procesit, i cili do të azhurnojë pagën minimale, si dhe mbi shqetësimet që lidhen me stazhin e punës të punëtorëve të larguar dhunshëm nga vendet e tyre të punës gjatë viteve 90-ta.
Partnerët u dakorduan që drafti përfundimtar i ligjit të KES-it, të konsultohet edhe me përfaqësuesit e Komisionit Evropian në Bruksel, të cilët kanë monitoruar këtë proces.