Këshilli i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë me anë të meszheve i ka ftuar prindërit që t’i marrin fëmijët e tyre nga shkolla.
Kjo për shkak të motit të lig dhe stuhisë që ka mbizotëruar orëve të fundit në kryeqytet.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë.
Nga DKA thanë se nuk kanë dërguar ndonjë njoftim të përgjithshëm, veçse atë mund ta kenë bërë shkollat veç e veç.
Gjatë ditës së djeshme Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme mund të ketë erëra në formë të stuhisë.