Këshilla për ju që postoni faturat e plazheve dhe restoranteve

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 18:24 | Nga Mentor Kikia

Ndalova në një restorant andej nga Jugu javën e kaluar. Kishte reklama nëpër rrugë dhe thashë do t’ia vlejë.

Kërkoj menunë.
He se t’i them unë – tha kamarieri.
Jo jo, ma sill – i thashë.

Shikoj çmimet:

Mish qingji: 2800 lekë/kg i papjekur
Mish gici: 2400 lekë/kg i papjekur
Tarator me kastravec lushnje: 450 lekë (është firmato ky i Lushnjës)
Sallatë me lakra gjysheje: 550 lekë
Djathe gjysheje: 500 lekë

Nuk kalova ke pijet.

I bëra te fala gjyshes dhe ika. Shkova tek “xhaxhai” dhe hëngra shumë më lirë.

Kur shkoni në plazhe e restorante shikoni menunë, mos ia lini ne dorën kamarierit që thotë: “S’ka problem për menunë se t’i them une ça kemi”.

Nese ua mban xhepi hapi, nese jo bejini te fala e shkoni tek tjetri.

Nese shikoni se eshte cmendur ai i shezllonit dhe kerkon 20 apo 50 mije leke per çadër, ikni tek ai qe i ka me lirë, nëse s’doni apo nuk keni të paguani.

Ka gjithmonë një alternativë tjetër.

Duhet t’i mësojmë këta qe klienti të çohet nga tavolina apo shezlloni edhe pasi është ulur.

Keshtu do t’i disiplinojmë edhe ata që çmenden bashkë me gicin gjate verës.

Të ngjashme