Çdo vit, nxehtësia dëmton shëndetin e shumë njerëzve, veçanërisht të moshuarve.
I nxehti bëhet shkak për rraskapitjen, infarktet e zemrës ose konfuzionet dhe mund të bëjë më keq për sëmundjet e zemrës.
Megjithatë gjatë kohës së verës duhet t’i keni parasysh këshillat më poshtë:
Kujdesuni për vetën
Vishuni lehtë me veshje të gjera prej pambuku dhe me ngjyra të hapura
Konsumoni sa më shumë ujë
Mbani ujë në frigorifer dhe merrni gjithmonë me vete një shishe me ujë sa herë dilni nga shtëpia
Mos pini jashtë shtëpisë
Shmangni kafeinën dhe pijet alkoolike gjatë verës pasi ato nxisin dehidrimin
Konsumoni fruta të freskëta
Konsumoni sa më shumë sallatë dhe fruta që përmbajnë ujë, si shalqi apo pjepër,
Mos qëndroni gjatë në diell
Shmangni qëndrimin e gjatë në diell. Përdorni kapele dhe krem për të mbrojtur lëkurën
Ulni ritmin e aktivitetit fizik
Reduktoni ose eliminoni ushtrimet e rënda fizike gjatë verës ose bëjini ato në orët e freskëta të ditës
Kujdes çfarë hani gjatë verës
Ushqime të tilla si mishi apo produktet e tjera që çlirojnë nxehtësi, rrisin gjithashtu humbjen e ujit.
Mbroni sytë
Përdorni syze dielli që ju mbrojnë nga rrezet UV
Bëni dush
Në një ditë të nxehtë këshillohet të bëni 2-3 dushe në ditë
Mbajeni larg diellin nga shtëpia
Përdorni perdet e errëta dhe mbyllni dritaret gjatë orëve të nxehta për të shmangur futjen e vapës në shtëpi.