Këshilla si të dukeni më të bukur

Prishtinë | 19 Nën 2024 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Kujdesi për veten ka të bëjë me të qënurit I sjellshëm me mirëqënien tonë emocionale dhe mendore po ashtu  edhe me pamjen e jashtme. Ndërsa kaloni me orë të tëra në palestër apo kërkoni tendencat më të fundit të modës, ne ju paraqesim disa hile shumë të thjeshta dhe që nuk kërkojnë shumë kohë.

Mendoni për simetrinë

Shumë njerëz janë në dijeni se fytyra simetrike është më tërheqëse por jo të gjithë e dinë se asnjë fytyrë në botë nuk është simetrike në mënyrë perfekte. Prandaj është shumë e rëndësishme që kur aplikoni makijazhin ose kur hiqni vetullat të mabni këtë në mendje. Kujtoni se vetullat tuaja duhet të jenë motra jo binjake, dhe të mundohesh ti bësh ato identike me njëra-tjetrën mund të vërë më në pah dallimet midis tyre. E njëjta gjë vlen edhe për makijazhin; bëjeni makijazhin në mënyrë të tillë që të balanconi di-simetritë e fytyrës tuaj në vend që të mundoheni të bëni një makijazh perfekt që nuk ka për t’ju bërë më të bukur.

Ruajeni kremin e syve në frigorifer

Një trik kaq I thjeshtë por me një efekt shumë të dallueshëm. Kremi I ftohtë ka të njëjtin efekt si një kompresë e ftohtë dhe do t’ju ndihmojë të ulni qeskat poshtë syve duke fshehur kështu edhe rrathët e zinj.

Zbukuroni buzëqeshjen tuaj

Të gjithë duan një buzëqeshje radiante, të shëndetshme dhe të bardhë, por edhe disa gjëra që do t’ju bëjnë të dukeni më tërheqës sesa një buzëqeshje e bardhë dhe larja e tyre nuk është e mjaftueshme. Ndërsa furça e dhëmbëve pastron vetëm sipërfaqen e dhëmbëve tuaj keni nevojë edh epër një shpëlarës goje që pastron mishrat e dhëmbëve, dhe i mban dhëmbët tuaj të bardhë.

……..dhe buzëqesh akoma më shumë!

Sigurisht tashmë e dimë se buzëqeshja na bën akoma më tërheqës te njerëzit e tjerë. Sipas një studimi të kryer u pa se njerëzit duken shumë më mirë dhe tërheqës kur buzëqeshin.

Zonja, shkëlqeni me të kuqe

Studimet kanë treguar se meshkujt ndihen më të tërhequr nga femrat nëse ato përdorin ngjyrën e kuqe në makijazh , veshje apo aksesorë. Kur meshkujt panë foto të shumë grave ata u ndjenë më të tërhequr nga ajo e cila ishte veshur me të kuqe. Pra edhe vetëm një buzëkuq I kuq do të bëjë mrekulli për jo vetëm për buzëqeshjen tuaj por edhe do t’ju bëjë më tërheqëse.

Dendësohuni!

Pavarësisht modelit të flokëve apo gjatësisë, floku I dendur dhe I shndrritshëm është më tërheqës. Ekzistojnë disa hile për ti mbajtur flokët tuaj të shëndetshëm; përkujdesja e vazhdueshme e flokëve dhe shkurtimi I rregullt I majave jo vetëm që do I rrisë flokët më shpejt por edhe do ti mbajë më të shëndetshëm.

Mos e prekni fytyrën-thjesht mos!

Nuk është gjithnjë e mundur shmangia e prekjes së fytyrës dhe nëse e prekni atë me duar të pastra për të aplikuar makijazhin është në rregull, por gjatë ditës prekja e fytyrës e mbush atë me bakterie. Bakterie do të thotë , pika të zeza dhe puçrra.

Mbushuni me vetëbesim

Vetëbesimi është seksi, sigurisht që kjo tashmë dihet, por shumë vetëbesim u përcillet të tjerëve nëpërmjet gjuhës së trupit. Postura juaj jo vetëm që ndikon në kurriz, por edhe I dërgon një mesazh botës. Prandaj ecni drejt pa u kërrusur. Gjithashtu sigurohuni që kur të takoni njerëz të rinj ti shihni në sy kur u flisni.

Nxirje artificiale

Një shkëlqim gold do t’u bëjë të rrezatoni shëndet dhe jetë por ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për dëmtimin që dielli I bën lëkurës tonë, prandaj që të dukeni më mirë nxihuni artificialisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme