Këshilla “të vogla” nga 3 miliarderë për të mposhtur frikën e dështimit

Prishtinë | 09 Shk 2024 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Ndoshta një nga këshillat më të vjetra dhe më të shpeshta, të përsëritura në botën e startup është se nuk duhet të keni frikë nga dështimi.  “Dështimi është një mundësi reale. Nëse nuk dështoni, nuk jeni mjaftueshëm inovatorë,” u tha Elon Musk punonjësve të SpaceX në ditët e para të kompanisë.

Sipërmarrësit bombardohen me mesazhe se kapërcimi i frikës nga dështimi është thelbësor për suksesin, ndoshta sepse është e vërtetë. Por kjo nuk e bën të lehtë. Dështimi është i tmerrshëm për shumicën e njerëzve normalë dhe është e natyrshme të shqetësoheni për kostot sociale, ekonomike dhe të biznesit që bien mbi shpatullat tuaj.

Por vetëm për shkak se  frika e dështimit është e lidhur ngushtë me ne, nuk do të thotë që ne nuk mund ta kapërcejmë atë. Disa sipërmarrës kanë ndarë këshilla të thjeshta, vepruese se si të zhvilloheni më të patrembur, në mënyrë që të guxoni më shumë.

Elon Musk

Me SpaceX dhe ëndrrën e kolonizimit të Marsit, Musk mund të duket si një tip natyrshëm i patrembur, por ai më herët ka rrëfyer se “Unë frikësohem shpeshherë”. Si e kapërcen ai këtë pengesë ? Jo, siç mund ta prisni, përmes të menduarit pozitivisht, por përmes të kundërtës: fatalizmit.

“Diçka që mund të jetë e dobishme është fatalizmi, në një farë mase,” shpjegoi Musk. “Nëse thjesht i pranoni mundësitë, atëherë kjo e zvogëlon frikën. Kur fillova SpaceX, mendova se shanset e suksesit ishin më pak se 10 përqind dhe sapo pranova që në të vërtetë ndoshta thjesht do të humbja gjithçka. ” Detyrimi për të parë nga afër skenarin më të keq, nuk është vetëm një nga idetë e çmendura të Musk.

Sara Blakely

Miliarderja e Spanx, Sara Blakely, ka bërë një vëzhgim të ngjashëm në lidhje me dështimin: ndërsa është e tmerrshme, ajo shpesh herë të sjell edhe benefite. Blakely sugjeron që një ushtrim i shkurtër me shkrim mund t’ju ndihmojë.

“Babai do të më inkurajonte sa herë që diçka nuk shkonte siç e prisja, ose kur ndihesha në siklet nga një situatë, të shkruaja se ku ishin dhuratat e fshehura dhe të fituara prej saj”,  tha Blakely për Business Insider . “Fillova të kuptoj se në çdo rast fshihej një mësim”.

Mund ta provoni edhe këtë. Herën tjetër që do të keni përjetuar një pengesë dhe do t’ju godasë, merrni një stilolaps dhe letër dhe përpiquni të shkruani të gjitha pozitivet që ka të ngjarë të vijnë nga përvoja negative.  Ju thjesht mund ta stërvitni trurin tuaj të mendojë për dështimin si më pak katastrofike dhe më shumë si një gur përpara për një sukses më të madh në të ardhmen.

Richard Branson

Nëse të mendosh për skenarin më të keq nuk tingëllon si një ide e mirë për llojin e personalitetit tuaj, atëherë Sir Richard Branson ka një sugjerim tjetër. Ashtu si Musk, themeluesi guximtar i Virgin pretendon se ndonjëherë është i shqetësuar ashtu si të gjithë të tjerët. “Kishte raste të panumërta gjatë udhëtimeve tona me balonë, kur mendoja se nuk do të ktheheshim gjallë në Tokë”, ka thënë ai.

Në vend që të përqendroheni në atë se sa i keq mund të jetë një rezultat i veçantë negativ (në rastin e një balone është vdekja, e cila duket se nuk ka gjasa të qetësojë asnjë nerv), Branson sugjeron që të përqendroheni në të mësuarit. Duke e quajtur dështimin “një nga mjetet tona më të mira të të mësuarit”, Branson rekomandon se ata që janë në ankth të mendojnë për të gjitha gjërat që një eksperiencë në dukje negative po u mëson atyre.   Ndërrimi i lentes tuaj në këtë mënyrë do ta zhvendosë fokusin tuaj nga shqetësimi afatshkurtër i dështimit në përfitimet afatgjata. Kjo duhet të rrisë guximin tuaj.

Të ngjashme