Për dallim nga Istogu e Klina, që e kanë dhënë si arsye mungesën e mjeteve financiare për themelimin e këshillave lokalë, në Pejë dhe në Deçan kanë treguar se edhe pa mjete mund të themelohen këshillat lokalë. Jashar Dobraj, drejtor i Administratës së Deçanit, tregon se këshillat lokalë nuk paguhen, kurse kryetarët punojnë vullnetarisht.
Pa pagesë kanë funksionuar edhe në Pejë këshillat lokalë, por megjithatë KK-ja vjet ka miratuar një buxhet vjetor prej 9 mijë eurosh për ta, më të cilin paguhen vetëm kryetarët e 30 këshillave nga 300 euro në vit.
Këshillat lokalë në Pejë janë jetësuar me iniciativë të OJQ “Syri i Vizionit”.