Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga ILO në Beçiq të Malit të Zi, ku u takuan anëtarët e Këshillave Ekonomike Sociale në nivel regjional të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor me temë: “Rritja e Dialogut në mes partnerëve social dhe ekonomik e cila do t’i kontribuojë rritjes së bashkëpunimit në mes këtyre këshillave në kuadër të shteteve përkatëse”.
Me këtë rast Shahini u takua me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Mali të Zi, Boris Mariq, ku diskutuan për avancimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona, e në veçanti të punëmarreësve si prioritet i përbashkët.
Shahini i njoftoi të gjitha delegacionet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, se si funksionin Këshilli Ekonomik Social në Kosovë.
Siaps një komunikate të AKB-së, modeli i Këshillit Ekonomik Social në u vlerësua si më i miri në rajon.