Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së stome ka pasë një takim me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, me të cilët diskutuan për shërbimin shëndetësor në burgje si dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vendet ku personat mbahen pa vullnetin e tyre.
“Ministria e Shëndetësisë është në fazën e rishikimit të Ligjit për Shëndetin mendor dhe akteve përcjellëse duke qenë se ky ligj ka qenë vështirë i zbatueshëm”.
“Bashkëpunimi dhe rekomandimet nga ana e Këshillit të Evropës, janë të mirëseardhura për të ngritur cilësinë e përkujdesjes shëndetësore për personat që mbahen në institucionet shëndetësore apo korrektuese”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.