Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mblidhet të mërkurën, raporton Ekonomia Online.
Sipas njoftimit përcjell medieve nga kjo parti në këtë takim do të diskutohet për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.
“Ju njoftojmë që të mërkurën, më datë 7 gusht 2019, në orën 16:30, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së”.
“Gjatë mbledhjes diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme. Takimi i KP mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftimin dërguar medieve.
Lidhja Demokratike e Kosovës, në Kuvendin e nëntë zgjedhor, ka zgjedhur me aklamacion Isa Mustafën në mandatin e tretë për kryetar, i cili ishte edhe kandidati i vetëm për udhëheqjen e partisë.