Këshilli i prindërve i shkollës “ Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ka bërë të ditur se nuk do të lejojnë fëmijët e tyre që të zëvendësojnë gjatë vikendeve dhe pushimit pranverorë orët e humbura gjatë grevës në arsim, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë thënë se orët mund të zëvendësohen vetëm gjatë ditëve të rregullta mësimore.
Këshilli i Prindërve i kësaj shkolle thotë se ky qëndrim i tyre është i pandryshueshëm.