Kryeministri Hoti bën homazhe te varri i Xhemail Mustafës, në 20-vjetorin e vrasjes

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, e ka nderuar jetën dhe veprën e intelektualit, veprimtarit e patriotit të çështjes kombëtare, Xhemail Mustafës, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

Sipas Hotit, Mustafa ishte ndër figurat qendrore të rrugëtimit për liri dhe pavarësi, njofton Klan kosova.

“Bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicist e shkrimtar, Xhemail Mustafa ishte ndër figurat qendrore të rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi”.

“Dija, penda dhe angazhimi i Xhemail Mustafes ishte në funksion të artikulimit të së drejtës tonë për liri dhe pavarësi përmes informimit të opinionit vendor e ndërkombëtar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme