Këshilli i prindërve në ShFMU “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë do të mbajë protestë sot nga ora 12:30.
Kjo pasi nxënësit e klasave të pesta nuk po vijojnë mësimin që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, për shkak të ndryshimit të orarit dhe kalimit në ndërrimin e tretë.
Prindërit e këtyre nxënësve kanë protestuar edhe javen e kaluar.