Këshilli i prindërve të Kamenicës, ka mbajtur protestë para objektit të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, duke kundërshtuar mbylljen e disa shkollave në këtë komunë, raporton Ekonomia Online.
Këto shkolla janë mbyllur në kuadër të reformave që ka nisur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati vitin e kaluar.
Prindërit në Kamenicë kanë kundërshtuar vazhdimisht vendimin e komunës për mbylljen e shkollave. Ndërsa kryetari i kësaj komune këtë e ka vlerësuar si të domosdoshme për ngritjen e cilësisë së arsimit.