Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë takim urgjent për situatën në Gaza

Prishtinë | 29 Tet 2023 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë takim urgjent të hënën në lidhje me pushtimin tokësor të Izraelit në Gaza, konfirmuan burime diplomatike.

Agjenda e Këshillit të Sigurimit për të hënën ka po ashtu një takim të planifikuar pasdite për “Situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë çështjen palestineze”.

Është e paqartë nëse kjo është e ndarë nga takimi urgjent.

Takimi urgjent vjen pasi 120 vende votuan për një rezolutë të Kombeve të Bashkuara të premten, të prezantuar nga Jordania, e cila bënte thirrje për “armëpushim të qëndrueshëm humanitar” në Gaza. Shtetet e Bashkuara ishin një nga 14 vendet që votuan kundër rezolutës, me 45 vende që abstenuan.

Të shtunën, ministria e jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe dënoi operacionet tokësore të Izraelit në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe WAM.

Të ngjashme