Këshilli Komunal për Siguri në Drenas diskuton për zgjedhjet e parakohshme

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Të enjten është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Drenasit, ku të pranishëm ishin anëtarët e KKSB-së, monitorues nga misioni i OSBE-së, KFOR-i dhe UNMIK-u.

Mbledhjen e ka hapur nënkryetari i Komunës, Nazmi Hasi dhe ka paraqitur pikat e rendit të ditës të këtij takimi.

Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur më 15.07.2019,
Përgatitjet nga DKA dhe Stacioni Policor për parandalim të dukurive negative për vitin shkollor 2019/2020
Raportim për aktivitetet gjatë “Muajit të Mërgatës”
Diskutim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Pika e parë e procesverbalit nga mbledhja e kaluar ka kaluar pa ndryshime.

Për përgatitjet e vitit shkollor 2019/2020, ka prezantuar për sigurinë e përgjithshme, Florim Gecaj përfaqësues nga Policia në Drenas, i cili tregoj se Policia ka plane konkrete për sigurinë në shkolla dhe në komunikacion në ato shkolla ku rrugët regjionale kalojnë në afërsi të objekteve shkollore. Gecaj ka treguar se 2 zyrtar të cilët janë të shkollat e mesme dhe për sigurinë në trafik rrugor, sidomos të shkolla në Zabel të Ulët dhe në Tërstenik ku janë pika kontrolli. Nënkryetari i Komunës, Nazmi Hasi ka kërkuar që të bashkëpunojnë Stacioni Policor në Drenas me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe me drejtor të shkollave për të ruajtur sigurinë publike në institucionet arsimore. Ndërsa drejtori i DKA-së, Tafil Halilaj ka treguar se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor e gjithashtu kanë pasur takim edhe me Asociacionin e Komunave për të parandaluar dukuritë negative.

Në pikën për raportimin mbi “Muajin e Mërgatës” , ka raportuar drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu e cila ka treguar detajet e shënimit të këtij eventi i cili tanimë është bërë tradicional.

Në pikën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ka raportuar për përgatitjet zyrtari i KKZ-së, Burim Jonuzi i cili ka thënë se janë marr të gjitha masat që procesi të shkoj mirë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kërkuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor, Stacioni Policor në Drenas dhe nga të gjithë akteret tjerë që të ndërmarrin masat me kohë për mos pasur probleme të natyrës që dëmtojnë procesin e zgjedhjeve dhe sigurisë publike, siç ka ndodhur në zgjedhjet e fundit lokale dhe Policia nuk i ka marr masat e duhura për rastet e raportuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme