Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, Selm Selimi, e ka quajtur padinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, drejtuar Haradinajt, diverzion politik dhe se me të i ndihmon vetëm presidentit të Serbisë, Alexandër Vuçiq.
“Padia e @ediramaal ndaj @haradinajramush është një diverzion politik prej problemeve reale”, shkruan Selimi në twitter.
Ai ka thënë se me këtë padi i ndihmohet Alexandër Vuçiqit në zgjedhje.
“Nuk ka nevojë që me padi t’i ndihmohet @avucic në zgjedhje”, ka shkruar Selimi.
Në fund, Selimi i premtoi Ramës se ashtu si e humbi betejën politike do ta humbë edhe atë juridike.
“Ashtu si e humbi betejën politike do t’a humb edhe atë juridike. Prej #Konispoli deri në Vërmos ju kemi vvëllezër e motra!”, ka përfunduar Selimi.