Këshilltari i Konjufcës flet në media si analist: Mbron Vjosa Osmanin, e sulmon Edi Ramën

Prishtinë | 10 Tet 2022 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari politik i jashtëm i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, Donik Sallova, ka thënë intervistë në cilësinë e analistit.

Në një intervistë për Ora News, Donik Sallova, i cili është këshilltar politik i jashtëm i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur në cilësinë e analistit rreth marrëdhënieve të liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Si rrallëherë në Kosovë, Sallova edhe pse këshilltar politik i jashtëm i Konjufcës, duke folur në cilësinë e analistit, është munduar ta mbrojë presidenten Vjosa Osmani për raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se Osmani po sillet me Ramën sikurse ky i fundit, siç po sillet me Kosovën, shkruan Demokracia.com.

“Në 2 a 3 vitet e fundit Rama nuk ka pasur marrëdhënie të mira me udhëheqësit e Kosovës. Heshturazi dhe në nivel teknik kam besimin se po punohet. Rama nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të mira me armiqtë e Thaçit në Kosovë. Me Kurtin pavarësisht mosmarrëveshjeve marrëdhënia menaxhohet mirë. Presidentja Osmani po sillet me Ramën siç po sillet Rama ndaj Kosovës. Në këtë kontekst Osmani po sillet ndaj Ramës si kundrejt një fqinji që nuk mund ta shohë në mënyrë të veçantë. Qëndrimi i Ramës në shumë raste e ka nxjerrë Kosovën shumë keq”, tha Sallova.

Njëjtë sikurse Sallova, edhe këshilltari tjetër i Konjufcës, Avni Zogiani, ia ka nisur të shfaqet në media si analist dhe të japë opinione politike.

Të ngjashme