Këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Driton Tali, ka bërë një deklaratë skandaloze për të paraburgosurit e Speciales në Hagë.
Tali me anë të një postimi në Facebook, ish-krerët e ish-ushtarët e UÇK’së, i ka quajtur “dosta të Vucicit”.
“A po dostat e tu i çove n’Hagë, e tashti merru me Albinin. Natyrisht që t’streson!”, ka shkruar ai.
Këtë konstatim skandaloz ai e ka dhënë duke iu referuar një deklarate të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, në lidhje me gjendjen shëndetësore të Vucicit.
Më poshtë keni postimin e plotë të tij.