Këshilltari i Kurtit e quajti vashë Grenellin, i bjen pishman

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Shkëlzen Gashi, këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është zmbrapsur nga postimi, ku e quante vashë Grenellin.

Gashi përmes një postimi në Facebook, e kishte vashë, Përfaqësuesin Special të Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi.

“Hajde-hajde mori vashë, po vjen puna tu u trashë”, ka shkruar Gashi.

Ai këtë reagim e ka bërë pasi i dërguari Special i Trump, Grenell, ka paralajmëruar rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Por s’ka vonuar shumë, dhe ky postim është larguar nga këshilltari politik i Kurtit, Shkëlzen Gashi.

Sulme të tilla homofobike kanë ndodhur edhe me herët nga militantët e VV’së të cilët kanë shfrytëzuar rrjete sociale duke dërguar mesazhe ofenduese në bazë të orientimit seksual të Grenellit, shkruan Metro.

Të ngjashme