Edhe gjatë vitit të kaluar, sikur në dhjetë vitet e fundit, rreth 100 mjekë thuhet se kanë shkuar nga Kosova për të punuar në Gjermani.
Por për të penguar ikjen e mëtejme në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë bërë shumë punë gjatë vitit 2018 që kjo të ndodhë.
Kushtrim Shkodra, këshilltar i ministrit Uran Ismaili ka thënë se është bërë dyfishimi i pagave për mjekë, nga 600 në 1200 euro, përmirësimi i kushteve të punës, blerja e aparaturave të reja të cilat ua lehtësojnë punën profesionistëve shëndetësorë por edhe gjëra të tjera.
“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, kjo dukuri po merret si diçka që po ndodhë tani, derisa e dimë që kjo parti ka udhëhequr mëse 10 vite me këtë shëndetësinë. Ikja e mjekëve ka nisur pikërisht për shkak të keqmenaxhimit të LDK-së me shëndetësinë, duke I lënë profesionistët shëndetësorë me paga jo të dinjitetshme dhe klinikat në gjendje të rënda”, ka thënë Shkodra.
“Përkundër vajtimit të LDK-së për ikjen e mjekëve, kanë qenë pikërisht deputetët e kësaj partie nuk e votuan ligjin për paga që u siguroi rritjen më të madhe të pagave profesionistëve shëndetësorë në 20 vitet e fundit”, ka thënë Shkodra.
“Në njërën anë bëhen kinse vajtojnë ikjen e mjekëve, ndërsa në anën tjetër nuk e votuan rritjen e pagave për ta, si politikë dhe vizion i ministrit Ismaili për të krijuar kushte dhe mirëqenie të dinjitetshme për ta në Kosovë”.
Në grafikun e mëposhtëm mund të shihni edhe rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë: