Presidenca i ka reaguar edhe një herë qeverisë në detyrë, që dje ka marrë vendim për heqjen e rrethojave.
Këshilltari i presidentit, Adil Behramaj ka shkruar në Facebook se kryeministri në detyrë, Albin Kurti në emër të popullit i ka hequr rrethojat e qeverisë, mirëpo, popullin po e mban të bllokuar me shirita të policisë.
Behramaj ka shkruar se kjo është shkelje e kushtetutës, derisa, heqja e rrethojave të qeverisë është bërë duke shkelur protokollet e sigurisë.
“Në emër të popullit i hoqi rrethojat e Qeverisë për zgjedhën e tij, por popullin po e mban të bllokuar me shirita të policisë. Për kufizimin e popullit me shirita të policisë e shkeli Kushtetutën. Për heqjen e rrethojave të Qeverisë i shkeli edhe protokollet e sigurisë në kundërshtim me rekomandimet e policisë. Shkel andej e shkallmo këtej, por përfundimi i shkarkuar”, ka shkruar ai